ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon

albnews by albnews
19 April, 2025
in Albania
0
Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj ashpër deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Dibër, duke e akuzuar për fyerje kolektive ndaj burrave të kësaj zone dhe për dështime të rënda në menaxhimin e projekteve madhore.

Gjatë prezantimit të kandidatëve në këtë qark, Berisha tha se Rama foli “me gjuhën e pushtuesit dhe të kopukut”, duke fyer dinjitetin e dibranëve. “Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”, theksoi ai, duke kujtuar rolin patriotik të kësaj treve në historinë kombëtare.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

“Këtu tani do i them Edi Ramës këto fjalë: Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe gjuhë e kopukut. Të dyja. Në qoftë se mbrëmë në Kamzë unë të dhashë një përgjigje duke lexuar përroin tënd psikik frojdian, sot unë kam një përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive. Njëlloj si dikur paraardhësit e tu, që këta burra viganë, atdhetarë, patriotë, i shpallnin armiq se qëndronin për atdhe, qëndronin për besimin tek Zoti, për Dibrën dhe Shqipërinë. Ti erdhe, ti fole dje si kopuk, sigurisht që me ato ministreshat e tua që xhinglaminglohen në atë mënyrë. Tani të them unë dy, asnjë fjalë nuk të jap përgjigje sepse përgjigjen më të shkëlqyer ta dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe të tha se burrat tanë janë të mrekullueshëm. Por do ta them këtë këtu, burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”.

Berisha përmendi projekte të papërfunduara si rruga e Lurës, duke akuzuar Ramën se i ka lënë pas dore qëllimisht. Ai solli në vëmendje edhe çështje të tjera të bujshme si inceneratori i Tiranës, blerja e “kopshtit të Edenit”, dhe shpenzimet e larta për udhëtime dhe bileta sporti.

“Dy ditë më parë erdhi këtu edhe ai burreci 2 metra i gjatë. Ai nuk u tha një fjalë se pse Rruga e Kombit zgjati 12 vite në një kohë kur kishte çdo fond dhe projekt për të mbaruar në vitin 2016. Dhe një gjë do t’i them asaj zonjës së nderuar që i tha se shkojmë në Tiranë, të garantoj dhe të jap fjalën e nderit se po të qe për Edi Ramën, ajo rrugë kurrë nuk do ndërtohej. Ja ku e keni rrugën e Lurës, Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vjet nuk e ndërton dot rrugën. Por atë rrugë e meritoni plotësisht. Ajo është rruga e dytë e kombit dhe kemi krenari të madhe që ndërtuam 32 kilometrat e para dhe u garantoj se në vitin 2016 do ishte inauguruar me parametra shumë më të mirë se kjo sot. Edi Rama nuk u tha ju se ku shkuan 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston asnjë tullë dhe paratë tuaja janë dhënë. Nuk u tha një fjalë se me ç’ para e bleu kopshtin e Edenit 5 milionë euro në kopshtin e kryeminisrisë që nuk ka kryeministër në botë që të bëjë një shpenzim të tillë. Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër të ulet në një ndeshje sporti me 28 mijë euro biletën? Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër, në një kohë që fshatarët e tij përdorin parmendën, të shpenzojë 21 milionë euro me avion në dispozicion?”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result