Berisha: I sëmuri me kancer vdes në hotelin e deputetit të PS, nuk iu dha asnjë ndihmë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një person i sëmurë me kancer, ka ndërruar jetë në hotelin e deputetit të PS-së Sadri Abazi, vend ku dhe i ndjeri qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Italia.

Sipas Berishës, i sëmuri ka qëndruar në hotel pa asnjë ndihmë mjekësore edhe pse ishte i prekur nga kanceri në stomak në stadin e katërt dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë

Postimi i plotë:

Nje krim i shemtuar ne karantinen Rama – Abazi ne Golem!

Vdes i semuri me kancer stomaku stadi i katert ne hotel pa asnje kujdes mjekesor.

Ate e sollen para kater ditesh nga Rinasi dhe e ndryne ne hotel per ta zhvatur Rama me Sadri Abazin.

Prefektja e Tiranes dhe Rebani Droga bene gjithçka per ta fshehur vdekjen tragjike me urdher te Rames.

Shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe si çnjerezore dhe kriminale ndryrjen e te ndjerit ne hotel vetem e vetem per ta rrjepur edhe ditet e fundit te jetes hajdutet e te vdekurve Rama-Abazi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr po te informoj se Keta mbajten te semure terminal me tumor ne karantine ne hotel I kthyer nga jashte dhe ju vdiq dije ne hotel. Prefektja e Tiranes dhe drejtori I policise rebani jaupi ju mbushen mendjen familjareve mos ta benin mediatike. Rasti eshte nga fshati Lapardha e Beratit

Eshte informacion i sakt ju be autopsia dje ne mengjes Bajram Luzi eshte emri i tij kishte mbrritur para kater ditesh ne Rinas dhe e çuan me detyrim ne Golem nd Hotel me kancer.

Share This Article