Berisha: Ja çfarë do të bëjë Rama pas humbjes më 25 Prill

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ish kryeministri Sali Berisha ka parashikuar edhe fatin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas tij, Opozita e Bashkuar triumfon në votimet e së dielës, ndërsa shtoi se Rama nuk do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste.

“Rama si kryeministër merr fund edhe ka zero alternativë që të dorëzojë pushtetin. Rama si kryetar i PS do të mbetet derisa kjo parti të ndërrojë edhe 3 herë emrin. Prandaj të përgatiten se ai nuk e lëshon. Mund ti vendosë një emër tjetër Partisë Socialiste, por ai nuk ikën. Ai ka një koncept që nuk bën zgjedhje në atë parti. Kur humbi zgjedhjet bëri referendum që të mos votohet kryetari. Të vetmen gjë që ai do bëjë do ta marrë atë parti, do e mbajë dy vite, do i ndryshojë emrin, derisa ai të penalizohet”.

Më tej Berisha përmend edhe sondazhin e RTV Ora dhe Noto Sondaggi sa i përket rezultatit në zgjedhje.

“Partia Demokratike është sot 5 pikë para Partisë Socialiste. Unë po marr vetëm kompaninë e sondazheve NOTO që e nxjerr 45 me 45. Kur njerëzit e opozitës me njerëzit e qeverisë nuk shprehen njëlloj. Kjo sepse opozita i ka më të ndrojtur të vetët. Dhe unë e lexoj për PD, 50 me me 45. Edi Rama ëshët njeriu i negativitetit. Por ndaj Sali Berishës nuk ka fituar kurrë me negativitet”.

Share This Article