Berisha: Jam takuar me Metën, LSI-në e partitë e tjera opozitare për 6 marsin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka dhënë detaje të tjera lidhur me koalicionin e quajtur “Shtëpia e Lirisë” që do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Berisha tha se PD po firmos marrëveshjen me LSI-në, dhe se ka takuar presidentin Meta, ashtu sikurse me krerët e tjerë të partive opozitare.

Ai shtoi se po zhvillohen takime edhe partitë e tjera të qendrës së djathtë, duke shtuar se negociatat vazhdojnë mes deputetit të PD Flamur Noka dhe nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.

“Koalicioni do të jetë ‘Shtëpia e Lirisë’. Unë jam deklaruar se jam për koalicion me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI por do të jenë edhe Demokristianët e Kristian Demokratët. Me LSI-në kemi pasur bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam pasur bisedime me zotin Meta. Nuk kemi folur për detaje, por ju e dini që unë kam deklaruar se jam për koalicion me LSI-në. Nuk e kam fshehur këtë. Unë e kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar në telefon Vetëm për këto zgjedhje. Partitë e tjera nuk janë regjistruar”, tha Berisha në Çim Peka Live në Syri TV.

Share This Article