ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 2 minutes ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 3 minutes ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 5 minutes ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 6 minutes ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  8 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Ka nisur debati në bazë! Do angazhohemi në proces për ringritjen e PD-së

albnews by albnews
28 November, 2025
in Albania
0
Berisha: Ka nisur debati në bazë! Do angazhohemi në proces për ringritjen e PD-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp se brenda partisë ka nisur debati në bazë, si dhe janë krijuar grupe pune me qëllim forcimin e saj.

RelatedPosts

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

Sipas tij në PD do bëhet një diskutim me synimin kryesor forcimin e partisë për “betejën përfundimtare me narkoregjimin”.

Ai theksoi se është i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, ndërsa shtoi se i garanton anëtarët dhe mbështetësit e PD se do të angazhohen në një proces të fuqishëm ringritjeje të partisë.

DEKLARATA E BERISHES

Siç e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prap, megjithëse kjo pyetje, për fat të keq, por unë nuk mund të kufizoj gazetarët në pyetje, siç bën ai tjetri, nuk ka lidhje me temën që dola, por unë po i përgjigjem.

Absolutisht është deklaruar haptas në mënyrë transparente, se vonesa e analizës, e diskutimit në parti për farsën elektorale dhe grabitjen e zgjedhjeve, ka pasur vetëm një shkak madhor, dhe ky shkak ka qenë pritja e publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR.

Pra ka qenë, njëkohësisht përpjekja jonë e jashtëzakonshme që Edi Rama të ndikonte dot në ndryshimin e raportit paraprak fillestar, siç u angazhua ai me të gjithë potencialin e qeverisë dhe propagandës së tij.

Ka qenë paraqitja para publikut shqiptar dhe ju jeni dëshmitar, që nga data 15 maj dhe pas, çdo ditë të fakteve dhe dokumenteve të pakundërshtueshme të cilat rrëzonin, ose faktonin për çdo shqiptar dhe botën, farsën elektorale të 11 majit.

A ia dolëm ne këtu? Ne ja dolëm plotësisht.

Tani, Sali Berisha ka deklaruar me dhjetëra e dhjetëra herë para shqiptarëve, dy gjëra.

Së pari, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Së dyti, unë do të mbroj votën.

Kam deklaruar do të mbroj votën. PD do të mbrojë votën dhe PD e mbrojti votën. Nuk mbrohet vota me kallashnikov, vota u damkos si farsë.

U rreshtuan në komunitetin ndërkombëtar një e nga një, të gjithë ata faktorë antikushtetues, antidemokratik, të gjitha ato ndërhyrje që shkelën në mënyrë flagrante dokumentet ndërkombëtare, për zgjedhjet e lira, parimin e zgjedhjeve të lira.

Përdorimin e të gjitha mjeteve të administratës për të grabitur zgjedhjet.

Unë besoj se kjo është e një rëndësie jetike, sepse një opozitë mund të pretendojë shumë gjëra, por ajo nuk mund të pretendojë të shpallë farsë zgjedhjet normale.

Nuk mund të pretendojë të vejë në diskutim legjitimitetin e dalë nga zgjedhjet e drejta dhe të lira. Dhe ndaj përqendrimi ynë total, dhe e them këtu plotësisht i suksesshëm.

Ne ja dolëm me qindra e mijëra dokumente, duke paraqitur para zyrave përkatëse të faktojmë se kjo ishte një farsë.

Dhe ky proces siç e dini ju u zgjat jashtë mase dhe raporti doli nga fundi i muajit tetor.

Së dyti, sapo u ktheva nga Sao Paolo, punimet e asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës, në të cilën zgjedhjet në Shqipëri u damkosën siç janë. Terrori dhe dhuna politike ndaj pluralizmit mori ndëshkimin që meritoi.

Narkoshteti shqiptar u shpall një rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin dhe Europën. Pra ishin këto angazhime.

Por unë garantoj dhe ka filluar debati në bazë, janë krijuar grupet e punës, është formuluar udhëzuesi dhe mbi bazën e tij në të gjithë PD-në do të bëhet një diskutim me synimin më kryesor të një forcimi të kësaj partie për betejën vendimtare kundër narkoregjimit tani.

Kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, por tek demokratët shkohet tani me ato që thashë.

Zgjedhjet, për fat të mirë u arritur të mos ndryshohet raporti, për të mos thënë tjetrën që qeveria e SHBA-së jo që nuk i dërgoi urim, por nëpërmjet zëdhënësit tha se, ato nuk ishin zgjedhje të lira. Dhe kjo kishte vlerën e vet të veçantë, të madhe.

Kjo është përgjigja dhe i garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se ne do të angazhohemi në një proces të fuqishëm ringritje për betejën vendimtare kundër narkoshtetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

28 November, 2025
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November, 2025
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

28 November, 2025
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result