Berisha kërkon ‘lirinë’, sot seanca në Apelin e GJKKO! Ish-kryeministri në dorën e gjyqtares që liroi Malltezin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TIRANË– Në Apelin e Posaçëm ditën e sotme do të zhvillohet seanca për ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:00 dhe kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. ‘Liria’ e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Siç Report Tv zbuloi ekskluzivisht, gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK i cili ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit, i cili akuzohet se ka përfituar 5.4 mln euro nga ndërtimi i kullave.

Kujtojmë, që dje, për herë të parë Sali Berisha u mor në pyetje nga SPAK për aferën Partizani, ndërsa sulmoi ashpër prokurorët në fjalën për mediat. 

Share This Article