Berisha: Kim u bën presion gazetarëve të censurojnë ”Foltoren”, sillet si sekretare e PS-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në “Foltoren” e SHBA të mbledhur online pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha i dërgoi një mesazh ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Berisha tha se për të dy momente janë të papranueshme nga sjellja e ambasadores duke veçuar njohjen e zgjedhjeve dhe censura që kërkon sipas tij t’i vendosë “Foltores”.

“Dy fjalë për zonjën ambasadore që shpesh i lejon vetes të bëjë sekretaren ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme, përgëzimi që i bëri zgjedhjeve dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën shkelje të Kushtetutës amerikane që garanton më mirë se të gjithë lirinë e shprehjes dhe fjalës”, tha Berisha.

Ai shtoi se kjo nuk bën që ai të humbasë për SHBA të cilat i përkufizoi si vendi i madh i lirisë. “Megjithatë asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur që Partia Demokratike në pushtet do ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, shtoi Berisha në fjalën e tij.

Share This Article