Berisha kujton vizitën e Bush në Tiranë: Ditë historike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot pritjen e George W Bush në Tiranë. 14 vite më parë, Bush asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhi në Tiranë, në të parë vizitën të një presidenti amerikan në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet social, Berisha e cilëson si ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush në Shqipëri,” shkruan Berisha.

Ish-kryeministri është shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha pretendon se ky vendim nuk është bazuar në prova  dhe ka paditur për shpifje Sekretarin Amerikan, Anthony Blinken.

https://www.facebook.com/watch/?v=167617925343624
Share This Article