ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 3 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 3 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 3 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 3 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha, letër të hapur drejtuar Ambasadorit Britanik në Tiranë

albnews by albnews
23 July, 2022
in Albania, UK
0
“Ka bërë presion DASH që unë të shpallem non grata”/ Ambasada e Britanisë i përgjigjet Berishës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Letër e hapur

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Drejtuar Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith

Shkëlqesia juaj!

Dje, Ambasda e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që Ju drejtoni, reagoi ndaj deklaratës sime për shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Në mungesë të fakteve, në vend të ndjesës publike, në këtë reagim mbrohen shpifjet vulgare të letrës në emër të Sekretarit të Brendshëm, në të cilën unë akuzohem për korrupsion, dmth përdorimin e pushtetit për pasurimin tim dhe rrethit tim, për të cilat nuk keni sjellë dhe nuk do mund të sillni kurrë asnjë provë dhe fakt të vetëm për arsyen e thjeshtë se të tilla nuk ekzistojnë.

E vetmja gjë konkrete, që përmendet në atë letër për korrupsionin është shtetasi britanik Damir Fazlliç, ish-këshilltari im elektoral në ekipin e BGR në zgjedhjet e vitit 2005, të cilin sipas letrës, unë e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolën prova inkriminuese. Në fakt, 14 vite më parë, Prokuroria shqiptare e hetoi sipërmarrësin në fjalë për një kohë të gjatë, duke konkluduar se nuk kish mundur të provonte asnjë nga shkeljet e pretenduara për të. Dhe, me lejoni të theksoj se, e gjithë historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat të Fazlliç për investim direkt, dhe jo për lidhje me tendera apo kontratat publike. Për më tepër, gjatë 9 viteve që prej largimit tim nga qeveria, nëse do të kishte pasur shkelje, Prokuroria ka pasur mundësi të hetonte përsëri, por asnjëherë, një gjë e tillë nuk është bërë për faktin e thjeshtë se hetimi i parë, ndonëse i plotë e i thelluar, nuk gjeti asgjë të jashtëligjshme.

Nëse Shkëlqesia Juaj ka prova inkriminuese për shtetasin Tuaj, ligji Ju detyron t’i dërgoni ato para drejtësisë shqiptare ose angleze, dhe jo të tirrni  shpifje publike pa sjellë asnjë argument.

E gjej tendencioz dhe absurd përdorimin për akuza ndaj meje të emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, dhe që nuk ka përfituar kurrë as dhe një cent nga qeveria ime, dhe që pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri.

Me këtë rast ju vë në dukje se përdorimi për të me akuzuar mua për korrupsion i emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, përbën një fyërje për çdo shqiptar, për çdo britanik, për çdo europian, për çdo amerikan dhe për çdo qytetar të botës që beson në prezumimin e pafajësisë, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, dhe pas saj në të gjitha dokumentet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por që Ju ua mohoni një qytetari të vendit Tuaj, me qëllim shpifjen ndaj një personi tjetër.

Kjo përbën një skandal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverise më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. Me këtë rast, dua t’ju siguroj, Ju dhe qeverinë e Madhërisë së Saj, për të cilën ruaj respekt të vërtetë, se me të gjitha mundësitë e mia modeste, nuk do rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre.

Shkëlqesia Juaj, nuk po ndalem të komentoj akuzën Tuaj politike për lidhjet e mia me krimin, pa sjellë asnjë fakt, sepse për këtë flet shumë më gjate e më thellë, heshtja Juaj për rekordet më të zeza të narkoqeverise që po zbraz Shqipërinë më shumë dhe më shpejt se një luftë. Por, iu bëj me dije se jeni zyrtari i parë në botë që e thoni një gjë të tillë, dhe se akuza të tilla nuk janë artikuluar ndonjëherë as nga kundërshtarët e mi, lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo ditë.

E mbyll këtë letër me lutjen dhe kërkesën time për  Shkëlqesinë Tuaj, Ambasador King-Smith, dhe qeverinë e MB, që çdo provë, fakt apo dokument, që dispononi apo që mund të siguroni, nga kushdo në botë, t’i paraqisni pranë gjykatave shqiptare apo britanike.

Me konsideratë,

Sali Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result