Berisha mban Foltoren sot në Tropojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, ku së fundmi ishte në Kurbin, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të jetë sot në Tropojë.

Ish-kryeministri, nismëtari i lëvizjes Foltorja për ringritjen e Partisë Demokratike dhe largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i selisë blu do të jetë pasdite në vendlindjen e tij për të mbajtur takimin e radhës me demokratët e Tropojës.

Përmes rrjeteve sociale, lideri historik i PD-së lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale foltorja e radhës do të zhvillohet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit, “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, shprehet Berisha teksa i fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës që të marrin pjesë, pasi sicc thotë ai, “vetëm të bashkuar fitojnë!”

Sali Berisha, rikthehet pas disa vitesh në Tropojë, ndaj dhe ky takim i tij pritet me mjaft interes nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Share This Article