Berisha mbetet te Vikingu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi Veton Berisha nuk do të largohet nga skuadra e Vikingut.

Te Vikingu kanë thënë se pasi nuk pati ndonjë ofertë konkrete për Berishën nga skuadrat tjera të Evropës, sulmuesin nuk do ta shesin te ndonjë klub tjetër i Norvegjisë, përkundër që afati kalimtar është ende i hapur në këtë vend. Interesim të vazhdueshëm për Berishën ka shprehur Molde ndërsa më herët interesim për transferimin e tij, pati treguar edhe ekipi nga Serie A, Genoa.

“Edhe ne kemi dëgjuar spekulime, por nuk kemi pasur asgjë konkrete në tavolinë. Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Berishën. Jemi të lumtur që ai ende është lojtari i ekipit tonë”, ka thënë Erik Nevland, drejtor sportiv i Vikingut.

“Berisha është vlerë e madhe për Vikingun dhe lojtar tejet i rëndësishëm. Ne duam që ai të mbetet këtu deri në fund të karrierës. Nuk do t’ia shesim ndonjë ekipi tjetër në Norvegji”.

27-vjeçari është kapiten i Vikingut, ekip të cilit iu bashkua në fillim të vitit 2020 dhe ka kontratë deri në fund të vitit 2024. Sezonin e fundit, ai shënoi 24 gola dhe bëri shtatë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Share This Article