Albania
Berisha mbledh Kryesinë: 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë
Në selinë blu është mbledhur mbrëmjen e së shtunës kryesia e Partisë Demokratike. Gjatë kësaj mbledhjeje do të formalizohen listat për Këshillat Bashkiakë.
Në fillim të kësaj mbledhjeje, Sali Berisha ndër të tjera u bëri thirrje demokratëve “që të mos ndjekin Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Ai bëri të ditur se janë rreth 5 mijë kandidatura që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së.
Ndërkohë, mësohet se aleatëve u ka bërë të ditur se Partia e Lirisë do të ketë 240 kandidatë për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, PBDNJ, 20 dhe PDK, 6.
Lista për Këshillat bashkiakë të koalicionit Bashkë Fitojmë në Tiranë kryesohet nga Ilir Alimehmeti, i cili ndiqet nga Silva Caka.
U thirr kjo mbledhje në këtë orë, sepse po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Ndërkohë fushata vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh, një entuiziazëm. Duam të falenderojmë qytetarët për reagimin e tyre të shkëlqyer ndaj fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Ka një start të shkëlqyer, start i cili e ka tmerruar kundërshtarin tonë, kundërshtar që vepron si me qenë në ilegalitet, klandestinitet, pa asnjë lloj transparente. Përdor gjatë edhe arrestime të kryebashkiakëve të vetë në mënyrë që ti disiplinojë. Pra, kjo e jona kontraston si dita me natën, me transparencën, përgjegjësinë.
Në tërësi një frymë bashkimi e paparë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë demokratët, të cilët me ndjenjën e përgjegjësisë së madhe po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen. Janë të vendosur të vazhdojnë kontributet e tyre në PD-në, në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të bëjnë gjithçka në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe të bëjnë gjithçka për fundin e monizmit dhe për fitoren e primareve, kandidatëve të lirisë që paraqiten.
Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama,
Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.
Sali Berisha
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
Albania13 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
