ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 5 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 5 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD, kërkon votëbesim si kryetar

albnews by albnews
2 December, 2023
in Albania
0
Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD, kërkon votëbesim si kryetar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

RelatedPosts

“Gjinia është ajo që ndihemi?”, 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

Ikona e Durrësit, hoteli që ka parë thuajse çdo stinë të historisë shqiptare, do shembet për një projekt me kazino

Shqiptarët “pushtojnë” Barcelonën para sfidës vendimtare Andorra-Shqipëri

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.

“Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi lideri demokrat. Dy vite pas rikthimit të tij në krye të PD-së, kjo parti është ende e përçarë dhe 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin do të mungojnë sot në Kuvend.

Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, vetë Bardhi nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha.

Në këtë situatë, demokratët të cilët prej një dekade janë në opozitë, presin të dëgjojnë në kuvend nga Sali Berisha rrugën që do t’i çojë ata drejt fitores së zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në vitin 2025.

“Ne do të fitojmë”, deklaroi lideri i PD-së. Sali Berisha bëri me dije se Kuvendi Kombëtar i PD-së ka si qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim.

“PD është në një betejë pa kthim. Analiza vazhdon dhe do të vazhdojë. Kuvendi Kombëtar ka qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit pa kthim dhe betejës pa kthim duke mos injoruar në mënyrë absolute analizën që partia do të bëjë tani dhe në vazhdim”, theksoi ai.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se protestat nuk do të jenë të zakonshme, por do të kenë formën e mosbindjes civile, që siç u shpreh ai, Shqipëria nuk i ka parë ndonjëherë.

“Nuk ka një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot”, tha Berisha.

Lideri demokrat reagoi pasi PS-së depozitoi në Kuvend, nismën për ndryshimin në ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Sipas Berishës, kjo u bë pasi Edi Rama është i tmerruar nga hetimet. Sipas tij, Rama mashtroi publikisht për udhëtimet me çarter, pasi nëse nuk ka abuzuar, duhet t’i bejë publike të gjitha udhëtimet. Berisha akuzoi Ramën se ka abuzuar, ndërsa mori shembullin e Presidentit të SHBA-ve, i cili ne 4 vite ka bërë 74 udhëtime, ndërsa Rama në dy vite 140 udhëtime.

“Nëse Rama nuk ka abuzuar me ‘Ismailin’ e tij me 140 udhëtime në dy vite, po i paska pasur të gjitha punë, në një kohë që në 4 vite një President i SHBA bëri gjithsej 74 udhëtime pune?! Nëse 140 udhëtimet kanë qenë takime me kryeministrat dhe kryetarët e shteteve apo të samiteve, Rama duhet t’i tregojë ato, t’i faktojë atë, se ato kanë qenë vakanca në vende ekzotike. Në Paris me preferencë kanë qenë siç thuhet rëndom rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij”, deklaroi lideri demokrat.

Berisha pretendon se Kryeministri Rama, sipas tij, po bllokon negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian vetëm sepse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, nuk lejon që ajo që ai e quan “mafia e pushtetit” të pushtojë brigjet. Sipas tij, kjo është një ndër arsyet pse Kryeministri Rama nuk pranon hetimin në komisionet parlamentare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result