Berisha mbyll protestën: Beteja tjetër shumë shpejt, revolucioni nuk ndalet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ora 14:34 lideri historik i PD-së bëri thirrje për shpërndarje të protestës që e quajti të jashtëzakonshme megjithëse pranoi se nuk u arrit maksimumi, marrja e selisë së PD.

“Një protestë e jashtëzakonshme në të cilën në rast se nuk arritëm maksimumin arritëm të dëshmojnë organizimin tonë vendosmërinë dhe të dëshmojmë mbarë shqiptarëve dhe botës se armiku më i egër pas Enver Hoxhës është Edvin Kristaq Rama e pengu i tij Lulzim Basha.

Berisha tha se u shfaq dhe skenari I Ramës.

“Ju e patë vetë sesi shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit e PD-së. Sot gjithçka doli e qartë si në dritën e diellit.

Kjo betejë tregon për të gjithë ne njerëzit e lirë se rruga që kemi për të bërë nuk është rrugë e lehtë se ajo kalon përmes sakrificave, por ju garantoj se është rrugë e suksesshme. Sot dëshmuam se jemi opozita e vërtetë e këtij kombi”

Berisha e quajti revolucion të pandalshëm që do të ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit

“Le të shpërndahemi me betimin për tu kthyer sa më parë në betejën tjetër sa më parë”

Kur do jetë?

Mbështetësve që me zë të lartë kërkonin që nesër të ishte protesta tjetër Berisha u tha: Do të përcaktojmë një kohë në mënyrë që 44 mijë burrat e gratë e lirirë do të mblidhen si sot. Nuk do të jetë ditë e largët” 

Ndërkë zyra e shtypit e PD-së informoi se Basha ka ftuar gazetarët në zyrën e tij.

Share This Article