Besart Berisha ishte autor I dy golave nw kampionatin e futbollit nw Australi, nw fitoren e skuadrws Uestern Junajtid ndaj Adelaid Junajted me rezultat 5-1.
Sulmuesi shqiptarw hapi rezultatin nw minutwn e 18-tw dhe mbylli llogarinw nw minutwn e 56, me golin e dytw personal. Me kwto dy gola, Besart Berisha u ngjit në krye të golashënuesve me 15 realizime.
Një pozicion që e ndan edhe me Le Fondrë që aktivizohet me skuadrwn e Sidneit.
Impakti i Berishës te Uestern Junajtid ka qenë i dukshëm, ndërsa me Berishën që nuk njeh moshë, skuadra është ngjitur tashmë në vendin e gjashtë duke u klasifikuar edhe në zonën e plej off-it.