Berisha mesazh Edit dhe Linda Ramës për vajzën e tyre Rean

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Sali Berisha përmendi në konferencën për gazetarët se shkrime të mediave që kanë të bëjnë me familjen e tij, mes të cilëve pyetjet për të mbesën se si babai i saj u bë milioner, apo kërkesa ndaj të bijës, Argitës se përse nuk ka deklaruar pasurinë e të shoqit në ILDKPI. Në përgjigjen e tij, ai u mor me vajzën e Edi dhe Linda Ramës, të cilën e quajti një “shushunjë”.

“Edit dhe Lindës u them sa mereni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë. Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit, duke i fituar ato. I them edi ramës së do lesh mandatin për të, se mandate jot është djegur.
Mamasë së saj I them, vajzën këshilloje mos bjeri viktimë e pangopësisë me para, por si vajzë e shkolluar të respektojë ligjet e vendit, Kushtetutën, se kështu i takon. Nuk ia zgjidh çështjen me akuza të turpshme ndaj vajzës sime, por çështja zgjidhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit” tha Berisha në konferencë, ku bëri mbrojtjen ndaj akuzave që i bëhen nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Share This Article