ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne UK 3 hours ago
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani 3 hours ago
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë 3 hours ago
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës 3 hours ago
Si e ndau ekonomia “Thatcheriste” e Mileit kombin e tij – por fitoi mbi Trumpin 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli ”RAI3” por Edi Rama me kriminelët e tij. Organizatën e Olsi Ramës e goditën gjermanët

albnews by albnews
4 June, 2024
in Albania
0
Berisha: Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli ”RAI3” por Edi Rama me kriminelët e tij. Organizatën e Olsi Ramës e goditën gjermanët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij përpara mbështetësve është shprehur se narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli ”RAI3” por e solli Rama me kriminelët e tij.

“Të dashur miq, sot me gjuhë ordineri, Edi Rama i goditur moralisht për vdekje, kërkoi të paraqesë dokumentarin e RAI-t si eksport të Tiranës, si produkt apo eksport i opozitës shqiptare”,- u shpreh Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

RelatedPosts

Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

“Armën e kam pasur me vete në çdo sallë gjyqi” – Elvis Shkambi pësoi tronditje psikike pas vrasjes së gjyqtarit: Na fike…

Raportimi tek “Ligjet”, Dumani: SPAK po heton gjykatësen Irena Gjoka

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë.

Djem, vajza, burra dhe gra të një kauze të drejtë, të një kauzë të vërtetë.

Ju pëshëndes ju përzemërsisht, përshëndes oratorët që sjellin këtu programin e PD, por edhe mendimet e tyre të lira, të guximshme dhe shpërndajnë anekënd vendit të vërtetat e PD.

Të dashur miq, sot me gjuhë ordineri, Edi Rama i goditur moralisht për vdekje, kërkoi të paraqesë dokumentarin e RAI-t si eksport të Tiranës, si produkt apo eksport i opozitës shqiptare.

Ky është një mashtrim i madh sa vetë mali i Dajtit.

Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, nuk e solli as mafia siciliane apo Ndragheta, Sacra Corona Unita.

Narkoshtetin në Shqipëri e solli vetëm dhe vetëm Edi Rama me kriminelët e tij.

Dhe me narkoshtetin, instalimin e tij, Edi Rama kreu krimin e dytë më të shëmtuar në historinë e kombit shqiptar pas atij të parit që tejkalon çdo krim dhe mynxyrë kombëtare dhe që lidhet me shpopullimin e Shqipërisë, largimin sipas INSTAT nga viti 2014-2022 të mbi 1 milion shqiptarëve, krim gjenocidal ndaj kombit tonë që është vepra më e zezë e një pushtuesi në historinë tonë kombëtare.

Por, si një armik i egër i një kombi, për këto krime të panjohura në ëkto përmasa në historinë e kombit shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur për të parin mohimin e shifrave të Eurostatit.

Ka zgjedhur për të parin, manipulimin e shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të cilat tregojnë se tashmë graviteti i kombit është spostuar në Kosovë, pasi në 11 mijë kilometra katrorë në Kosovë banojnë më shumë shqiptarë se në 28 mijë metra katrorë në Shqipëri dhe ky është krimi i shekujve miqtë e mi.

Kurse krimin e dytë më të madh në histori, ndërtimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, rikujtoj këtu çdo shqiptar që do të dijë të vërtetën se këtë kob të vërtetë e kanë denoncuar 6 vitet e fundit mediat më të mëdha të botës në SHBA, në Kanada, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër, Danimarkë, Austri, Greqi, Itali etj.

Dhe së fundmi e denoncoi në mënyrën më të faktuar, më të fuqishme emisioni Raport i RAI3 duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombit shqiptar, zgjimit të ndërgjegjes së tyre.

Edi Rama, të them këtu para shqiptarëve se unë nuk e mohoj, por e kam për përgjegjësi që jam ndër të parët në Shqipëri dhe në botë që kam dënuar narkoshtetin në këtë vend.

Edi Rama, e kam bërë këtë kur e gjithë bota e drogës do të mprihte thikat kundër meje. Por për mua interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve është interesi i parë dhe gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.

Edi Rama, e kam denoncuar atë sepse kam mësuar se me mentorin tënd, armikun e egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros, ishe lidhur me Bogotën dhe me zyrtarët e atij vendi dhe do importoje këtu modelin kolumbian, do krijoje me doktrinën e Sorosit të rrënimit të kombit shqiptar, në Shqipëri, Kolumbinë e Europës.

Edi Rama, e vërteta është se sapo more pushtetin, angazhove vëlla Olsin dhe u instalua në Xibrakë nën kujdesin tënd, uzina më e madhe në Ballkan e përpunimit të kokainës nga organizata kriminale shqiptaro-kolumbiane e Xibrakës me në krye Genti Xhixhën, Olsi Ramën, Gentjan Gjonajn, Ermal Hoxhën.

Këtë organizatë kriminale ta zbuluan gjermanët, sepse për shqiptarët ti kishe zëvendësuar me Shqipëri të gjithë ata që nuk do pajtoheshin kurrë me drogën.

Kishte dërguar Nallbatin famoz, Nallbatin e përjashtuar nga Policia e Shtetit nga Igli Toska për lidhje me Hakmarrjen për Drejtësi.

Olsi yt me Genti Xhixhën, Gentjan Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, drejtonin grupin e Xibrakës me një projekt makabër, eksportin e dhjetëra, dhjetëra tonelatave kokainë në Gjermani dhe tregjet e tjera të Europës.

Zbulimi nga organet ligjzbatuese gjermane sigurisht bllokuan këtë projekt, por në qarkun e tyre mbeti yt vëlla o Edi Rama dhe ai është denoncuar nga Sali Berisha në parlament, në sytë e tu dhe të shqiptarëve.

Është denoncuar në parlament në sytë e tu dhe të shqiptarëve të gjitha udhëtimet, kalimet e kufirit me makinën kryesore të grupit të drogës, nën shoqërinë e Genti Xhixhës, Ermal Hoxhës dhe Gentian Gjonit e narkotrafikantëve të tjerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave ne UK

15 October, 2025
IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

IA nuk mund ta imagjinonte një grua si unë – deri më tani

15 October, 2025
Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

Qiell i ndyrë, dritë që po shuhet: Si po ia vjedh ndotja e ajrit dritën e diellit Indisë

15 October, 2025
FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

FMN parashikon që Mbretëria e Bashkuar do të jetë ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë të G7-ës

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result