Berisha në ‘arrest shtëpie”, avokati i tij: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës, duhej autorizim nga Kuvendi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje për vendimin e GJKKO-së e cila caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për ish-kryeministrin.

Për avokatin është shqetësuese ajo çka specifikon kjo masë, pasi liria e shprehjes është e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë leje në Kuvend.

Genc Gjokutaj: Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK.

Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.

Share This Article