Berisha në Kukës: Trau do hiqet, ‘Rruga e Kombit’ e ka nxjerrë veten dy herë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku dhe ka mbajtur “Foltoren” e radhës ka premtuar heqjen e traut në Rrugën e Kombit.

Në fjalën e tij, Berisha tha se rruga e Kombit i ka nxjerrë shpenzimet të paktën dy herë, teksa shton se heqja e traut do te jetë vendimi i marrë që do të merret nga qeveria e PD.

Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste. Ndihma ekonomike ishte e merituar dhe jo abuzive.

Sot Shqipëria ka qindra kilometra autostrada, por tra keni vetëm ju. Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë.

Rruga që ka rikthyer më shumë fitimet se rrugët e tjera. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike
“, tha Berisha.

Share This Article