ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 14 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 14 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 14 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 14 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Berisha në SPAK, Meta: Është e diktuar nga Edi Rama. Të na hetojnë edhe ne

albnews by albnews
31 October, 2023
in Shqiperia
0
Berisha në SPAK, Meta: Është e diktuar nga Edi Rama. Të na hetojnë edhe ne
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se hetimi i ndërmarrë nga SPAK dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj ish-kryeministrit Berisha, është i diktuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Duke folur në një konferencë për mediat pas disa ditësh heshtje të komunikimit publik, Meta theksoi se akuzat e ngritura ndaj Berishës janë të prodhuara në selinë e Partisë Socialiste dhe nga vetë kryeministri Rama.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Ai e konsideroi rrëshqitje dhe dalje mbi Kushtetutën, qëndrimin e SPAK-ut ndaj Berishës.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj z. Berisha nga ana e SPAK-ut dua të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje e cila nuk është e papritur të së ashqutuajturës së drejtësisë, e cila anashkalon Parlamentin dhe del mbi Kushtetutën.

Është një aktakuzë që është bërë në Kongresin e PS-së, është një aktakuzë e diktuar prej tij i cili për çështjen e ish-klubit Partizani është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit nga një mjedis sportiv në hapësirë banimi”, u shpreh Meta.  

Kreu i Partisë së Lirisë nënvizoi se pavarësisht se Edi Rama ka firmosur për tjetërsimin e ish-klubit Partizani në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, emri i tij nuk del në dosjen e SPAK-ut.

“Por emri i tij nuk del atje, nuk del as te incineratorët sepse ai ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë, paprekshmërinë e tij dhe përpiqet që të përdorë prokurorë të caktuar dhe gjykatës të caktuar në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionin publik nga qindra milionë euro nga aferat që ai bën çdo ditë”, tha Meta.

Ilir Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi thirrjet në SPAK të eksponentëve politikë të Partisë së Lirisë. Meta tha se forca politike që ai drejton është e hapur për hetime dhe respektimin e ligjit.

“E dyta, për personat që mund të jenë thirrur nga SPAK-u nga Partia e Lirisë, ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Kemi, jemi dhe do të jemi gjithmonë në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ne habitemi se si shumë çështje që deputetë, funksionarë, apo zyrtarë të opozitës kanë depozituar në SPAK, që dëshmojnë korrupsion të faktuar, nuk preken pavarësisht se për to kanë firmosur emra të njohur publikë. Pse? Sepse nuk duan t’i prishin rehatinë kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë”, shtoi Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result