ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës 3 minutes ago
Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i 5 minutes ago
Dy të arrestuar për sulm kibernetik ndaj zinxhirit të çerdheve 9 minutes ago
Sulmet e qenve janë ende në rritje – edhe pas ndalimit XL të ngacmuesve 12 minutes ago
Vlerësimi i kërcënimit ndaj Kinës çoi në rrëzimin e çështjes së spiunazhit, thotë CPS 16 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha në Tropojë: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës, ai është racist që e ka si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin

albnews by albnews
6 May, 2023
in Albania
0
Berisha në Tropojë: Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Ramës, ai është racist që e ka si vëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sali Berisha u bëri thirrje tropojanëve dhe të gjithë veriorëve të mos votojnë për Edi Ramën. Në një takim elektoral në vendlindjen e tij, Berisha falënderoi tropojanët për rolin e tyre në fatet e Malësisë së Gjakovës, por edhe të gjithë Shqipërisë.

“Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota. U them socialistëve të Tropojës se kam respekt për ta, për qëndrimin në opozitë siç kam qëndruar edhe vetë. Por nuk i jepet vota atij që i thotë se e kam sivëlla Vuçiçin dhe kundërshtar Albin Kurtin”, tha Berisha.

Ai ftoi qytetarët e Bajram Currit të votojnë për Besnik Dushën, të cilin e quajti menaxheri të shkëlqyer. “Besnik Dusha është një malësor që mishëron vetitë më të arrira tuajat, dashurinë e madhe për Malësinë e Gjakovës, për qytetarët e saj, përkushtimin e pakufizuar për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze që meritoni, për të përdorur taksat tuaja në mënyrën më transparente.

Besnik Dusha ka një detyrë, ajo detyrë është të ftojë këtu në këtë shesh, para jush, Rexh Byberin dhe t’i thotë: hajde t’u japim llogari këtyre qytetarëve, t’i nxjerrim xhepat, të bëjmë bilancet, çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë gjatë qeverisjes, t’u thuash të gjitha mendimet që ke.  Rexha e ka shndërruar bashkinë në një gropë më të thellë se përroi i Shendelicës. Dalja e qeveritarëve para qytetarëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm. Por Rexha nuk del sepse nuk mund të dalë.

I del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë siç ai i din. I dalin të gjitha aktet e tij, me të cilat vërtet nuk iu ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij. E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër”, shtoi Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

8 October, 2025
Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i

Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i

8 October, 2025
Dy të arrestuar për sulm kibernetik ndaj zinxhirit të çerdheve

Dy të arrestuar për sulm kibernetik ndaj zinxhirit të çerdheve

8 October, 2025
Sulmet e qenve janë ende në rritje – edhe pas ndalimit XL të ngacmuesve

Sulmet e qenve janë ende në rritje – edhe pas ndalimit XL të ngacmuesve

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result