Berisha: Nesër dyert e PD-së do të hapen me çdo kusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot nga selia blu se nesër do të hapen dyert e PD-së me cdo kusht dhe blindat që janë vendosur për të fortifikuar godinën do të ngarkohen në një kamion dhe do të dërgohej në shtëpinë e Lulzim Bashës.

“Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind, apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë. Ata do i ngarkojmë në një kamion dhe do ja dërgojë pranë shtëpisë” tha ai.

Sali Berisha kishte një thirrje edhe për personat, killerat që i quajti ai, që janë brenda selisë së PD-së që të dalin. “Kemi informacione të regjistruara. I ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda.

Kemi pa diskutim emra. I kemi të identifikuar, por këtu përgjegjës numër një është Lulzim Basha, Lulzim Brava, që nxjerr zëdhënësit e tij dhe mashtron” tha ai.

Share This Article