Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka njoftuar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku ka konfirmuar se edhe ai do të jetë pjesë e garës.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, lideri demokrat përsëriti se zgjedhjet ishin një farsë dhe statuti i PD-së, sipas tij bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa.  

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës. Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR.

Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.  Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë.

Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së… Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido”, deklaroi Berisha.

Share This Article