Berisha ‘non grata’ nga DASH, Grenell: S’e komentoj dot, janë vendime të administratës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për News24, i pyetur për vendimin e DASH dhe për deklaratën e Berishës për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua në komente.

Ish-i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka preferuar të mos e komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për News24, i pyetur për vendimin e DASH dhe për deklaratën e Berishës për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua në komente.

“Shiko këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do i komentoj,”- tha Grenell.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi i DASH. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai ka paditur Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit. 

Share This Article