Berisha: Nuk do të votojmë kandidatët e Ramës për President

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të votojë asnjë kandidatë të Edi Ramës për president të Shqipërisë.

Pas homazheve në memorialin e 2 prillit në Shkodër, ai ka thënë opozita nuk ka emër për të propozuar.  “Absolutisht jo. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikosh, ta çosh në presidencë kopjen e tij”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se nuk bën asnjë marrëveshjen me Ramën për këtë çështje. “Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, ka thënë Berisha.

Share This Article