ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 8 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 8 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 8 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 8 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha nxjerr dosjet për zgjedhjet e 14 majit: Ja faktet për farsën zgjedhore më të madhe në 32 vite

albnews by albnews
5 July, 2023
in Albania
0
Të varfër, por nuk kursejnë për argëtimin. Shqiptarët shpenzojnë 1.1 miliard euro në vit, renditen të tretët në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD Sali Berisha ka publikuar sot raportin e PD-së për atë që cilëson si farsën më të madhe elektorale në këto 32 vite demokraci.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Berisha tha se me këto fakte do të njihen të gjithë.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

“Do ju paraqesim raportin e PD për farsën elektorale të 14 majit. Ky raport bazohet në qindra mijëra fakte e dokumente të konstatuara në të katërta anët e vendit në dhunimet e pashembullta të së drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve, në një farsë të vërtetë elektorale. Këto që shihni ju dhe të gjitha dosjet e tjera, janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.

Ky raport do të publikohet dhe me të do të njihen mediat qytetarët shqiptarë dhe institucionet ndërkombëtare. Do të gjenden modalitetet për t’u hedhur dhe në Amazon, në mënyrë që mund të njihen të gjithë. Siç e keni marrë vesh, afera e tij (Ramës) kundër çdo lloj tagri ligjor del e pleksur dhe me aferën Deripaska. Sot Rama është më i rrezikshëm se kurrë.

Ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe këtë e bëri për lëkurën e tij. Korriku për të është përvëlues, por edhe tetori. Procesi McGonigal, edhe një herë theksoj, se me gjithë përpjekjet e Sorosit, për ta paraqitur si yll stabiliteti, do t’i dëshmojë botës se është aventurier pa parime. Ai është i aftë që të bëjë gjithçka që të thyejë çdo parim. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit të tij politik nga frika dhe tmerri.

Komisionet territoriale ishin më të pabarabarta të këtij vendi. Për herë të parë, 867 mijë qytetarë u prekën nga qeveria për të blerë votën e tyre në kundërshtim flagrant me zgjedhjet. Ushtria e aktivistëve dhe patronazhistëve u sollën si terroristë elektoralë. Të gjitha këto janë të dokumentuara në këto dosje.

Dita e votimit ishte ditë kulmore elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar, ose në shoqëri dhe janë të gjitha video të dokumentuara. Imagjinoni ju se sa janë në të gjithë bashkinë Kuçove. Pra, vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj. Gjatë fushatës, ditën e votimit dhe kështu me radhë.”, tha Berisha.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama mbajti nën kontroll çdo votë dhe bllokoi të gjitha ekranet televizive për të favorizuar fushatën e tij.

“Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike. Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri.

Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale”, tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result