Berisha paralajmëron nisjen e protestave: Nuk kemi rrugë tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në takimin e zhvilluar me kandidatët, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të PD, Sali Berisha deklaroi se demokratët duhet t’u rikthehen protestave si rruga e vetme përballë atij që ai e quan si regjimi i Edi Ramës.

Ish kryeministri përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj Ramës se shpërndau para për zgjedhje dhe e cilësoi kodin zgjedhor si “kinezëri”, për të treguar se nuk njeh asnjë ligj.

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa.

Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lire”, tha Berisha.

Share This Article