Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media paralajmëroi se më 16 maj do të mbahet një protestë në bulevardin ‘Zogu i Parë’.

Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë pritet të mbahet Samiti i Liderëve të Evropës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin ‘Zogu i Parë’, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore.

Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator”, tha Berisha.

Share This Article