ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 5 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 6 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulon mesazhin që la për Dumanin

albnews by albnews
17 November, 2025
in Albania
0
Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulon mesazhin që la për Dumanin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot, më 17 nëntor 2025, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me aferën “Partizani”.

Berisha, pasi doli nga SPAK, lexoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ai shprehet se Dumani ka amnistuar krimin elektoral dhe se kjo amnisti është atentat në themel i rendit demokratik dhe pluralizmit.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

“Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, tha Berisha në fjalën e tij përpara Prokurorisë së Posaçme.

Berisha është i pandehur së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre të tjerë. Dosja u çua për gjykim më 19 maj dhe akuzat ndaj Berishës lidhen me korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, me pretendimin se ai ka përdorur postin e kryeministrit për të miratuar ligje dhe vendime që i shërbenin interesave të Malltezit.

Nga ana tjetër, Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, pasi SPAK pretendon se ka përfituar rreth 5.4 milionë euro nga një projekt ndërtimi, të favorizuar nga vendimet qeveritare të asaj kohe.

Në dosje përfshihen edhe persona të tjerë: Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina akuzohen për pastrim parash përmes aktivitetit të kompanisë “Homeplan”. Tre shoqëri, Kontakt, Homeplan dhe Studio Pustina, gjithashtu po gjykohen për pastrim parash.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result