Berisha pas mbledhjes: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund, gabim të krahasosh fituesin me humbësin

albnews
By
1 Min Read

Debati i ashpër midis kreut te grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe ish- kryeministrit Sali Berisha morri tone te ashpra ne mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj cilësoi praninë  e Berishës si provokim, nga momenti qe ai, sipas Alibeajt,  është i përjashtuar nga partia.

Por në dalje të kësaj mbledhje, Berisha ka një mendim ndryshe.  “Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston, ky është qëndrimi im i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe Partisë Demokratike”, deklaroi themeluesi i PD-së. Sipas tij, “kombinacionet Basha-Rama marrin fund, ai vendim ka qenë nul. Anëtarësia i dha shkarkimin që meritoi në 11 dhjetor, dhe ai nuk është më këtu, ka dhen dorëheqjen”.

Alibeaj i ka kërkuar një hap pas Berishës për të ribashkuar partinë, ashtu siç bëri Basha, por Berisha përgjigjet  se  “të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh”.

Share This Article