Berisha: PD më e fortë se kurrë sot, më datë 8 anëtarësia merr qetësisht selinë e partisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD-ja sot është më e fortë se kurrë sepse nismën e tij e quajti si një revolucion.

Ai tha se Basha datën 5 e ka datën e fundit për tu larguar si ish-kryetar i partisë, pasi sipas tij sovrani në datë 8, anëtarësia vjen dhe merr qetësisht selinë e partisë

Berisha: PD-ja sot është më e fortë se kurrë sepse ky është një revolucion. Unë ju garantoj se fati më i madh i Shqipërisë këtë vit, sepse po shkon drejt annus mirabiles. Është një zhvillim që do të shpëtojë Shqipërisë nga narko-shteti.

Ishte annus horribiles para shtatorit, por vjeshta dhe dhjetori po e shndërron në një annus mirabiles. Selinë do ta marrë në dorëzim anëtarësia e PD-së. Basha datën 5 e ka datën e fundit për tu larguar si ish-kryetar i partisë. Sovrani në datë 8, anëtarësia vjen dhe merr qetësisht selinë e partisë. Nëse Basha sjell bandat dhe dhunën, ai do të përballet me pasojat që sjell skenari i dhunës.

Share This Article