ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 15 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 15 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 15 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 15 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: PD vjen në pushtet vetëm me votë. Nuk do ta lejojmë Ramën t’i prekë

albnews by albnews
8 July, 2022
in Albania
0
Berisha: PD vjen në pushtet vetëm me votë. Nuk do ta lejojmë Ramën t’i prekë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

PD nuk vjen në pushtet përveçse me një votë. Kështu ka deklaruar lideri demokrat Sali berisha në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët. Duke e cilësuar sistemine sotëm monist, Berisha thekson se do të gjendet mënyrat për mosblerjen e votës  dhe shantazhit me vendin e punës.

“Largimi monist. Se tani kemi monizëm të plotë. Faktikisht ka rënë Kushtetuta. Ky është monizëm i paligjshëm. Nuk ka monizëm të ligjshëm. Do gjenden mënyra që të mos mendojë kush të blejë votën. Do gjenden mënyra që të mos ia përdorë tjetrit vendin e punës. Që të mos i bëjë shantazh. Këto do marrin fund. Këto janë reale. Këto nuk i kam shpikur. Asnjëherë nuk ka ndodhur kurrë kjo”.

RelatedPosts

Rrëfimi i trishtë/ Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori i kërkoi ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin/ FOTO

Berisha sqaroi se pse e deklaroi Ramën armik, një ditë më parë në protestë. Sipas tij kryeministri ktheu monizmin në vend dhe preku votën e lirë.

“Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime. E para, për monizimin që vendos. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90, e kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të shqiptarëve, rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Pra, Edi Rama vendosi monizmin që e rrëzuam në vitet ’90. Po nëse ka fatkeqësi kombëtare për një vend është monizmi, qoftë ky i bazuar në drogë e krim si ky i sotmi. Dhe ky përbën një kazus të ri. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë me çdo çmim dhe sakrificë, shqiptarët do votojnë të lirë.

Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, kurrë nuk i është prekur një votë e vetme. Në vitin 2011, çdo votë është numëruar publikisht. Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet. Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result