ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 6 minutes ago
Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë 8 minutes ago
“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC! 11 minutes ago
Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri 12 minutes ago
Mbytet anija me 300 emigrantë në Oqeanin Indian, shpëtojnë 10 persona. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur 14 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

albnews by albnews
8 March, 2025
in Albania
0
Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një intervistë për median greke “Liberal”, se Shqipëria nuk i plotëson kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan A2 CNN. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë që Shqipëria do të jetë gati për anëtarësim brenda vitit 2030, duke e shpallur këtë si objektivin madhor të tijin dhe Partisë Socialiste, por për Berishën, kjo është e pamundur.

“Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, për të cilin unë e mbështes procesin”, citohet tw ketw thwnw Berisha pwr “Liberal”. “Por kriteret… Një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, e partive kryesore, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë, se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale, TikTok-un, një vend që ka të burgosur, ka një drejtësi politike dhe mungesë të një procesi ligjor të drejtë”.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

“Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje. Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE. Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron”.

Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-greke, Berisha thotw se ato bërë progres të ndjeshëm. “Por, këto vitet e fundit kanë pasur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve të qeverisë së Edi Ramës. Po marrim Marrëveshjen e detit. Kishim rënë dakord me qeverinë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë të Greqisë, që të shkonim në Hagë. Edi Rama hoqi dorë nga kjo dakordësi dhe deklaroi se do bëjë një marrëveshje më të mirë. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoshe që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz”, thotë Berisha.

“Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është ligji. Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë. Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë. Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë

Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë

10 November, 2025
Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

10 November, 2025
“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC!

“Janë bërë gabime”- Redaktuan fjalimin e presidentit Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe ai ekzekutiv i BBC!

10 November, 2025
Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

Milan, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result