Kryetari i PD Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për media, ku ka publikuar raportin për shpalljen “non grata” nga Britania.
Berisha është shprehur se është shpallur non grata bazuar në shpifje, teksa tha se do padisë ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
“Jam këtu sot pothuajse një vit pasi Home Office më shpalli mua non grata me akuza false për lidhje me krimin e organizuar. Pas këtij vendimi të cilin e komunikoi në parlament Edi Rama, unë deklarova se në letrën e Home Officce bazohet në shpifje dhe trillime që kanë në bazë vendosa ta padisë në gjykatë për shpifje King Smish dhe titulluarin Home Office.
Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente, të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata.
Po këto material po i publikoj që të gjithë të kuptojnë se çfarë po ndodh me kombin. Ky sulm ndaj opozitës është organizuar nga vetë Rama dhe Soros. Këta shtete të mëdha janë viktima. Që u largua sikur të ishte sekretare e Partisë. Është me rëndësi kombëtare që të lexohet ky raport”, tha Berisha dnër të tjera.