Albania
Berisha për Ramën: Argati i Vuçiqit përdori konferencën me Merkel për ta sulmuar Kosovën
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual, Edi Rama, për akuzat që ia bëri Kosovës në konferencën e së martës me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Rama kritikoi Kosovën për refuzimin e saj që të jetë pjesë e iniciativës së “Ballkanit të Hapur” duke thënë se “ajo po bën teori konspiracioni”.
Berisa ka thënë se qëndrimi i Ramës ishte anti-shqiptar dhe me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Miq, dje argati shqipfolës i serbomadhit Vuçiq, shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platformë sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj. Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar në prani të kancelares Merkel, themeluese e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup me emrin ‘Ballkani i Hapur’, por deklaroi preras se Procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë së Aleksandar Vuçiqit dhe argatëve të tij, Zografi Bis dhe Zaev. Ky qëndrim i saj detyroi argatin e Vuçiqit në Tiranë, Zografin Bis të përdorë konferencën e shtypit me kancelaren për ta sulmuar në emër të padronit, Kosovën dhe kryeministrin e saj, si shkakun më kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhisë, Ballkani i Hapur”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Sipas Berishës, ky projekt është për të vendosur hegjemoninë serbe në rajon.
Ai ka mbrojtur qëndrimin e Kosovës duke thënë se po mbron jo vetëm interesat e saj, por edhe të kombit shqiptar dhe proceset integruese evropiane në rajon.
Iniciativa “Ballkani i Hapur” po refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Të martën, e pyetur për të zgjedhur në mes të “Ballkanit të Hapur” dhe Procesit të Berlinit, kancelarja Merkel u shpreh se ky i dyti është i pazëvendësueshëm.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
