Berisha: Përulem para 44,000 demokratëve që sot vendosën largimin e Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat përpara Selisë Blu, pas mbajtjes së Referendumit ditën e sotme.

Ndërkohë në nisje të fjalës së tij, Berisha falenderoi 44,000 demokratët që sipas tij sot vendosën në mënyrë plebishitare shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

“Përshëndetje atyre që firmosën sot në një akt madhor, monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por edhe Evropës. Përulem para 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare larimin e penga Bashës. Ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrën që në detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe e trajton PD si një pronë të tij.”

Berisha fjalën ua la anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të cilët do të komunikojnë edhe rezultatet e Referendumit.

Share This Article