Berisha: Po preku votën, Rama do të marrë 20 shkurtin si baballarët e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse Rama prek votën e 25 prillit do të pësojë fatin e baballarëve të tij shpirtëror.

Po preku votën, Rama do të marrë 20 shkurtin. Do të ndjekë fatin e baballarëve të tij. Do të ketë banda dhe me të fortë. Opozita po vëzhgon. Po liron njerëz nga burgu Ardian Çela me Gjuzin, por faturën do ta kenë.

Qoftë me programin, qoftë me kandidatët, PD ka bërë një punë shumë të mirë. Programi është i shkëlqyer dhe ka vendosur në qendër qytetarin. Kam dëgjuar Lulzim Bashën që ka folur për dyfishim rrogash dhe nuk ka gjë më të merituar për qytetarët se ky”, tha Berisha.

Share This Article