Berisha: Porti i Durrësit afera më e madhe

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga foltorja e kuvendit, Sali Berisha akuzoi qeverinë, por dhe Lulzim Bashën si të përlyer në atë që e quajti afera me e madhe në Evropë, projekti për portin e Durrësit. Por akuzat i ironizoi ministrja Spiropali, duke u shprehur se “ish kryeministri i bie derës për ta dëgjuar brava e tij”. Ndërkohë Enkelejd Alibeaj kërkoi vetting ne politikë.

Partia Demokratike, ka publikuar emrat për e 5 kandidatëve për zgjedhjet e 6 Marsit, ndërsa ende pa kandidat mbetet bashkia e Dibrës.

Ky moment nuk kaloi pa Interes Nga Sali Berisha, i cili gjatë hyrjes në kuvend, bëri këtë deklaratë:

“Komente personale për ta nuk kam, por në koment të përgjithshëm kam se ata janë kandidatë të Lul Bravës. Nuk kanë asgjë me anëtarësinë e cila ka kandidatët që kanë propozuar vetë që janë ata që do të fitojnë.”

Brenda sallës së kuvendit Sali Berisha, u përqendrua në akuza ndaj qeverisë, por dhe Lulzim Bashës.

Ai  tha se Rama dhe Basha janë përlyer në  projektin për portin e Durrësit  ndërsa e cilësoi si  një ndër më korruptive në Evropë.

“Nuk është rastësi se nga kokaina kalohet nga porti i Durrësit. Emari u zhduk, nuk ka lidhje me portin, por kanë dalë disa kompani shqiptare off-shore me në krye kreun e Meduzës dhe natyrisht me bashkëpunim me Lul Bravën që do të lajnë aty shuma përrallore, 2 miliardë euro.”

Por këtyre akuzave u është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se halli i vetëm i Berishës është të rrëzojë birin e tij politik Lulzim Basha.

“Ju po i bini derës tonë, që të dëgjojë brava juaj, por as dera jonë nuk ka ndërmend që të tundet, por as brava nuk ka ndërmend të shembet.”

Por Spiropali, befasoi kur i kërkoi Sali Berishës të ndryshonte.

“Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon, ai ka mësuar kasetën tuaj dhe vjen këtu e përsërit. Të paktën të shpëtojmë ne.”

Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, nuk hyri në akuzua por kërkoi vetting në politik si një moment i të vërtetës dhe shkëputje nga e shkuara.

“Plaga më e madhe që ka shoqëria dhe politika sot është pikërisht, lidhje e krimit me politikën. Testi i vërtetë është ai që kemi në tryezë: Vettingun e politikës.”

Nga foltorja e kuvendit, Sali Berisha, denoncoi si një akt të rëndë  letrën që shteti Rus i ka dërguar vendit tonë, përsa i përket qëndrimit të saj për konfliktin me Ukrainën.

Berisha e cilësoi një letër kërcënuese dhe një fyerje dhe një kërcënim për çdo shqiptar, ndërsa  tha se parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrainën.

Share This Article