Berisha: Protesta i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha tha se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje. Ai u shpreh se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara.

Berisha: Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara. Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme. Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar.

Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t’ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath.

Pushteti është i qytetarëve!

Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do ti vjellë ato që ka vjedhur.

Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile.

Share This Article