Berisha: Protesta inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, theksoi se protesta e mbrëmjes së sotme do të inaugurojë “procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti”.

“Kjo protestë është kundër manipulimit të votës, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Shpreh mirënjohjen për qytetarët shqiptarë që do të bashkohen në orën 19:00, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e vendit nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”, tha Berisha.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, shtoi kreu demokrat.

Share This Article