“Berisha”, pse heshtin Rama dhe Basha? Gazment Bardhi befason: Basha hesht i detyruar. Drejtësia të hetojë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me gjithë gjendjen e luftës mes kampit Berisha dhe SPAK-ut, Gazment Bardhi po përpiqet të mbajë një ekuilibër të vështirë. “Kur i qëndron parimit dhe nuk e lidh çështjen me individë, është e lehtë për të ruajtur balancat dhe për të pasur qëndrim korrekt politik për çështjet që lidhen me drejtësinë. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga Kushtetuta dhe vetëm kështu forcohet besimi ndaj punës së tyre ”- tha kreu i grupit parlamentar në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”. Por ndryshe nga Gazment Bardhi, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë heshtur për aktakuzën e ngritur ndaj ish kryeministrit. Ky qëndrim i heshtur i tyre, sipas zotit Bardhi, ka shpjegimet e veta. Dhe deklaratat e tij ishin befasuese në adresë të Lulzim Bashës. Në intervistën me gazetaren Elona Meço, zoti Bardhi tha se “Lulzim Basha hesht i detyruar” dhe se institucionet e drejtësisë do të duhet te zbardhin arsyet e kësaj heshtje.

Elona Meço: Jua ka vrarë veshin heshtja në dy kampet politike, njëri është kampi i  kryeministrit, që kërkonte me insistim nga SPAK një vit e gjysmë më parë të çonte para drejtësisë Berishën dhe Metën.  Tjetri është kampi i zotit Basha, i cili i kërkonte SPAK-ut të ndëshkonte politikanët e korruptuar, por për këtë çështje nuk ka mbajtur asnjë qëndrim. Pse mendoni që po veprojnë kështu?

Gazment Bardhi: Mendoj se, për sa kohë zoti Berisha është një nga faktorët më të rëndësishëm në opozitë, çdo veprim i drejtësisë ndaj tij, do të duhet të marrë vëmendjen e faktorëve të tjerë politikë, përfshirë këtu kryeministrin. Pra do të duhet të ketë një qëndrim të tij dhe të zotit Basha, pasi zoti Basha ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i zotit Berisha prej vitit 2005. E kam një shpjegim pse heshtin, por besoj që për opinionin publik shpjegimi do të zbulohet në vijimësi.

Elona Meço: Pse ky mister kaq i madh?

Gazment Bardhi: Sepse nuk është çështje e imja. Ju do të shikoni që keni për të zbuluar arsyen përse disa janë te detyruar të heshtin për çështje të caktuara.

Elona Meço: Janë të detyruar? S’po e bëjnë për strategji komunikimi?

Gazment Bardhi: Po, janë të detyruar. Janë të detyruar të heshtin për çështje të caktuara

Elona Meço: Këta “disa” janë edhe Rama, edhe Basha apo vetëm njëri nga këta të dy?

Gazment Bardhi: Zoti Rama ka një mal me çështje që do të duhet të hetohen në SPAK, por për çështjen konkrete, zoti Basha është i detyruar të heshtë.

Elona Meço: Sa do të duhet të presim për këtë, pasi qenka shumë interesante.

Gazment Bardhi: Do të duhet të presim që institucionet të bëjnë punën e tyre.

Elona Meço: Institucionet e drejtësisë?

Gazment Bardhi: Patjetër që institucionet e drejtësisë.

Share This Article