Berisha: Pse viktimat e tërmetit të 26 nëntorit janë krim shtetëror

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Në një intervistë për Televizion Klan, Kryeministrin Rama e akuzon si të papërgjegjshëm jo vetëm për shpërfilljen që i bëri paralajmërimit të bërë nga Presidenti Meta, por edhe menaxhimit të situatës.

Më tej shkon në akuza kur flet edhe për korrupsion. Tallje e cilëson shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kur flet për mungesën e fondit të rezervës prej 1.4 miliardë lekë, që sipas tij nuk është vënë në dispozicion nga qeveria për të prekurit nga tërmeti.

Akuza ngre edhe për skemën e dëmshpërblimit dhe rivlerësimit të banesave të dëmtuara. Shtyrjen me tre muaj të fatkeqësisë natyrore e sheh si thellim të katastrofës.

Aspak nuk beson se në bankën të të akuzuarve Prokuroria do të çojë autorët e vërtetë që shkaktuan tragjedinë e 26 Nëntorit. Si çdo shqiptar ka dhënë kontributin e tij për të dëmtuarit e tërmetit.

Krahas tërmetit e shqetëson edhe nisma që maxhoranca pritet të kalojë për votim të mërkurën në seancë plenare e njohur si paketa antishpifje.

Berisha i njeh vetes meritën e dekriminalizimit të shpifjes në media, gjatë kohës kur ishte në pushtet dhe thotë se në vitet 2005-2013 qeveria e drejtuar prej tij ndaloi çdo padi ndaj gazetarëve.

Share This Article