Berisha: Qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë kurrë Erion Velinë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka përsëritur sërish sot thirrjen, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, që të dorëzohet vetë para drejtësisë për aferën e rëndë korruptive të inceneratorit të Tiranës, si projektues dhe përfitues i saj, duke shprehur bindjen e plotë se qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë kurrë atë.

“Fitimi i Erion Veliaj dhe i klanit të plehrave me djegësin Veliaj kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite, – thuhet në video-mesazhin e shkëputur nga deklarata e kreut të PD-së të disa ditëvë me parë.

“A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që s’njeh ligj, as moral?! – ngre pyetjen Berisha. –  “SKAP” i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn. Qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin! Prandaj dhe i them: Shko vetë më mirë, se nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar!” përfundon video-mesazhi.  

https://www.facebook.com/watch/?v=1996926470658219

Share This Article