Berisha: Rama bëri 1752 protesta, vetëm në një rast u përdor gaz lotsjellës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se përgjatë qeverisjes së tij, kryeministri i tashëm i vendit, Edi Rama, kishte bërë 1,752 protesta, ku vetëm në një nga to është bërë protestë.

Berisha është pyetur nga gazetarët në ‘Pressing’ edhe lidhur me çështjen e katër protestuesve të vrarë nga Garda e Republikës së Shqipërisë, teksa ka thënë se ka kërkuar falje menjëherë pas aktit, raporton Gazeta Express.

“Garda nuk është polici, është ushtri, nuk ka asgjë tjetër përveç armëve. Nuk merr urdhra, vepron sipas ligjit, i cili thotë se në rast se kërcënohesh do të qëllosh në ajër, në rast se vazhdon do qëllosh në këmbë, në rast se vazhdon do asgjësosh kërcënimin”, tha ai.

“Edi Ramës kur i shkoi për ngushëllim njërit prej tyre, ia flakën shaminë për fytyre”, tha tutje ish-kryeministri Berisha, teksa foli për rastin e katër të vrarëve nga garda shqiptare.

Share This Article