Berisha: Rama bëri zgjedhje kanunore, e pagoi gjakun e Klodian Rashës me pension të 8-fishtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Tempora”, ku u shpreh se Edi Rama bëri zgjedhje kanunore për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, pasi bleu gjakun e tij me pensionin e 8-fishtë që i dha familjes Rasha.

Sipas tij, vrasja e të riut është një vrasje shtetërore, ndërsa shtoi se më pas Rama veproi si një kryetar i klanit të mafias pasi e shpalli vrasjen aksident.

“Të thuash që e vrau arma e shtetit, nuk bën gjë tjetër veçse fsheh vrasësin. E vrau uniforma e shtetit. E vrau inspektori in policisë së shtetit. Se e vrau arma e shtetit apo private, kjo është se si të fshehësh vrasësin. Le ta shpallin më mbrapa aksident, përdorin vetëm kodin e mafias. Edi Rama bëri zgjidhje kanunore. Në Kanun gjaku merret, gjaku paguhet. U kthye dhe pagoi gjakun me një pension të 8-fishtë. Po ç’bëri më mbrapa? Si një kryetar i klanit të mafias e shpalli vrasjen aksident. Këtu kanuni nuk të lejon. Nëse paguan gjakun, e ke njohur si gjak, e respekton dhe shpaguan atë që ke bërë”, tha Rasha.

Share This Article