Berisha: Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij në 8 vite, ka 200 milionë euro në off-shore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama në 8 vite ka 16–fushuar pasurinë e tij personale.

Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli.

Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milion, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”, tha Berisha.

Share This Article