Berisha: Rama mbylli bastet prej Bashës, ia dha kompanisë që e ka në emrin e bashkëshortes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha në 30 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë ka hedhur një tjetër akuzë ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Berisha në fjalën e tij ka thënë se pas vrasjes së ndodhur në Bllok, qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën.

Sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

“Pas masakrës në Bllok, Rama mori vendimin për mbylljen e basteve. Bastet ishin të Lul Bravës dhe ai dërgon të dërguarin e vet special, Dushanit në Prishtinë hajde me zgjidh çështjen. Rama ua ka dhënë dy personave dhe në 80% të kompanive në Qipro ishte Lul Brava me të shoqen. E kuptoni se ku kemi qenë dhe me kë jemi drejtuar dhe këto i them për të gjithë ato që kanë investuar dhe kanë investimin e tyre dhe të largohen prej tyre pasi gjithçka i lidh me ne. Nuk mundet kurrë dhe nuk ka ndodhur kurrë ajo që ka ndodh me 8 janar. Ne kemi dalë më të fuqishëm se kurrë, ku doli si drita e diellit Rama që mbronte pengun e tij me gardistët”, ka thënë ai.

Share This Article