Nga Lezha, ku edhe prezantoi kandidatin për Bashkinë Lezhë, kryedemokrati Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe atyre që ai i quan pengjet e kryeministrit, Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Kryetari i PD-së Berisha tha se Rama së bashku me Bashën dhe Alibeajn vepruan për të mos e lejuar PD-në që të marër pjesë në zgjedhje teksa i bëri thirrje çdo demokrati që të mendojnë mirë për zgjedhjen që ato të bëjnë, teksa i ofroi opsionin e partisë që ai drejton.
Sali Berisha:Tani kemi një problem. Edi Rama me dy pengje të veta hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje, sepse e di që është i humbur. I them çdo demokrati, i bëj thirrje në mënyrë më miqësore; të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Koha është të denoncojmë Edi Ramën dhe veglat e tij, si armiq të egër të pluralizmit, të demokracisë të ardhmes së Shqipërisë.
Demokratet dhe demokratet që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë me qytetarët, me demokratët, me Shqipërinë apo me organizatën kriminale të Edi Ramë dhe pengjet e tij, brava-basha, Basha-brava. Nuk ka.
Ne jemi të bindur në zgjedhjen e tyre, mençurinë e tyre. Jemi të bindur se çdo ditë bashkimi ynë do të bëhet më i fuqishëm, se orteku elektoral i kësaj pranvere do të njohë fitoren më të shkëlqyer, disfatën më të thellë të Edi Ramës, të klikës së Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
Ndaj dhe një herë, mirënjohje të pakufishme për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Le të bëjmë ne, këto dy muaj, natën ditë. Të bëjmë gjithçka me përkushtimin më të madh që kemi treguar ndonjëherë, këto zgjedhje janë zgjedhje për Shqipërinë, këto zgjedhje janë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, këto zgjedhje janë për rikthimin e qytetarit në vlerat e tij. Janë për shndërrimin e bashkive në shtëpitë e qytetarëve.
Në këto zgjedhje duhet të firmosim ndryshimin e madh dhe të merituar që Shqipëria e pret me padurimin më të madh që çdo shqiptar e pret nga ne.