Berisha: Rama solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë, thikë pas shpine Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa bën një urim për Vitin e ri, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky vit që po shkon do hyjë në histori si viti i dytë u tradhtisë kombëtare.

Sipas Berishës minishengeni është një thikë pas shpine e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës.

Berisha u shpeh se Rama solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë në krah të padronit të tij Alekandër Vuçiç.

“Ky vit do hyjë në historinë kombëtare si viti i dytë i tradhtisë së madhe nga Tirana zyrtare e shqiptarëve të Kosovës dhe çështjes shqiptare në tërësi, ky tradhtar këtë vit, Esat Toptani i ri u angazhua me të gjithë forcën e një shteti për copëtimin e territorit të Kosovës dhe pasi dështoi si faqezi në samitin e Berlinit ndërmori si Vasali i Beogradit përsëri nismën antikombëtare të Jugosllavisë së re nën emrin maskë minishengen.

Kurse Kosovës i futi thikën me të thellë prapa shpine.

Në një akt të hapur antishqiptar, antikombëtar solli fantazmën e Serbisë së madhe në Tiranë në krah të padronit të tij. Ndërmori sulmet me të egra ndaj udhëheqjes politike në Kosovë duke dëshmuar se ishte një skllav i Beogradit”, tha Berisha.

Share This Article