ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 17 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 18 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 18 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 18 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Rama të japë dorëheqjen për arratisjen e numrit 2 të qeverisë

albnews by albnews
20 July, 2023
in Albania
0
Berisha: Rama të japë dorëheqjen për arratisjen e numrit 2 të qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD-se Sali Berisha, kërkoi që Edi Rama i tij në drejtimin e ekzekutivit të japë dorëheqjen për shkak se ish-zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj, është tashmë në arrati.

“Ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkak të tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia. Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju s’keni tagër, do të flasin ministrat, jo ata  nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen. Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij”, tha Berisha.

RelatedPosts

Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundoi në spital i riu në Elbasan

Shuhet sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

OVL e UÇK-së sot mban konferencë në Tiranë

Ai vendosi disa postera në foltoren e Kuvendit, ku etiketonte qeverinë si “mafien e plehrave”, apo ku kryeministri Rama dukej i veshur me një kostum me gjethe kanabisi, një ironi për ligjin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Demokratët kundërshtuan gjithashtu futjen në rend të ditës ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave, të cilin një ditë më parë e quajtën “puç parlamentar”.

“Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk  mund të hyjë në rend dite pa kaluar 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopinj bejsbolli. Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve. Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti”, tha Berisha.

Në mbledhjen e thirrur nga socialistët të mërkurën munguan deputetët opozitarë, por pavarësisht kësaj, akti nuk gjeti konsensus të plotë brenda sallës, pasi tre socialistë abstenuan, ndërsa nëntë të tjerë ngritën kartonët jeshil.

Nisma ligjore e propozuar nga socialistët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj parashikon ndër të tjera edhe krijimin e mundësisë për Skënder Gjinushin që të mbajë edhe një mandat tjetër në krye të Akademisë, që për opozitën ishte arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje jashtë radhe, të cilën e quajtën puç parlamentar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result